Xbox, lojrat edhe në platforma të tjera

05/06/2012 00:00

Drejtues të Microsoft kanë deklaruar se në Krishtlindjet e ardhshme
lojrat elektronike të platformës Xbox do të jenë të gatshme për t’u
luajtur edhe në platforma të tjera si Smartphone, PC dhe tablet.

Një ndër risitë e prezantuara nga administratorët e Microsoft janë “Halo 4” dhe “Kinect voice control”, që do të mund të aplikohen kryesisht për “FIFA 13”.

Prova e bërë deri tani ka treguar se zëvendësimet gjatë ndeshjes dhe ndryshimi i formacionit mund të bëhen përmes komandave zanore.

Pra, lojtarët nuk do të kenë nevojë të ndalojnë lojën, por do të mjaftojë që të flasin direkt me televizorin që kanë përpara.

Top Channel