Steve Jobs, tani edhe novelë grafike

05/06/2012 00:00

Për Steve Jobs, që ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare më 5 tetor 2011,
dihet pothuajse gjithçka. Por ka edhe një anë të gjeniut të Silikon
Valej për të cilën nuk dihet shumë, raportin e tij me budizmin.

Për të shuar këtë kureshtje, në treg ka dalë një biografi e gjeniut të elektronikës që këtë herë vjen në formën e një novele grafike.

Novela grafike mban titullin “The Zen of Steve Jobs” dhe firmat e mjeshtrave të kësaj gjinie Caleb Melby dhe Jesse3. Ajo tregon jetën e themeluesit të “Apple” në vitet ‘80.

Top Channel