Shkencëtarët: Lidhje e qartë mes gjenisë dhe çmendurisë

04/06/2012 17:10

Ekziston një lidhje e qartë midis gjenisë dhe çmendurisë, siç tregon edhe fakti se shumë persona jashtëzakonisht krijues dhe të zgjuar, janë të prekur nga skizofrenia apo çrregullime të bipolaritetit.

Megjithatë, në stadin aktual, mjekësia nuk është ende në gjendje të përcaktojë se cila është kjo lidhje.

Ky është përfundimi në të cilin arritën një panel shkencëtarësh, që morën në studim personat që vuajnë nga çrregullime mendore.

Kay Redfield Jamison, i spitalit “John Hopkins” në SHBA, një ekspert i cili vuan për vete nga bipolarizmi, shprehet se testimet e kryera në djemtë suedezë 16-vjeçarë tregon se ata që kanë një shkallë zgjuarsie dhe krijmtarie më të lartë kanë më shumë gjasa që të preken nga sëmundja.

”Shifrat tregojnë se personat që spikasin në moshën 16-vjeçare midis moshatarëve të tjerë kanë katër herë më shumë shanse që të preken më vonë gjatë jetës nga skizofrenia apo sëmundje të tjera mendore”, deklaroi Jamison.

Në punimet e “Panairit të Shkencës” në Nju Jork, shkencëtarët studiuan edhe më shumë se 20 dokumenta të tjerë, që dëshmojnë për lidhjen e qartë midis çmendurisë dhe gjenisë.

Top Channel