Merimanga misterioze që po terrorizon Indinë

04/06/2012 19:10

Panik në Indi! Autoritetet kanë izoluar e i kanë hapur “luftë” llojit të një merimange “ende të panjohur”, e stërmadhe dhe tepër agresive ndaj njerëzve.

Të paktën 10 persona janë pickuar nga kjo merimangë, dy prej tyre kanë gjetur vdekjen, ndërsa të tjerët janë në gjendje të rëndë. “Instekti i panjohur” u shfaq në një fshat të Indisë Lindore. Me përmasat e një bretkose, merimanga misterioze nuk ishte parë ndonjëherë nga banorët e zonës.

Për këtë autoritetet lokale vendosën dërgimin e një grupi ekspertësh për identifikimin e saj. Pas kapjes së ekzemplarëve të parë, edhe ekspertët janë në mëdyshje duke mos arritur në përfundim të saktë mbi llojin e merimangës.

Lloji në fjalë ka tërhequr vëmendjen e biologëve të njohur botërorë, disa prej të cilëve kanë nxituar të deklarojnë se bëhet fjalë për një specie të re në zinxhirin ushqimor.

Top Channel