Mbi 900 milion përdorues, kuotim në bursë e një pasuri e vendosur menjanë e përllogaritur në miliarda dollarë. Mark Zuckerberg nuk ndalet!

Rrjeti social më i popullor në botë, Facebook synon të heqë “censurën” ndaj fëmijëve. Të paktën kështu shkruan Wall Street Journal, sipas së cilës, Zuckerberg dhe stafi i Facebook po përgatiten të hedhin në treg teknologjinë e re që do të lejojë përdorimin e Facebook edhe nga personat nën 13 vjeç.

Por si do të arrihet kjo? Kush do të kontrollojë që kjo shtresë e shoqërisë të mos bjerë pre e abuzimeve online? Të mos keqinformohet?…

Këto e shumë pyetje të tjera, sipas WSJ, i ka thënë përgjigje Zuckerberg. Teknologjia e re që do të aplikohet nga Facebook do t’u mundësojë prindërve të kontrollojnë profilet e fëmijëve të tyre, në cdo kohë. Kështu, cdo profil i hapur nga persona nën 13 vjeç do të jetë nën tutelën e profileve të prindërve, që do të gëzojnë akses së plotë në të.

Lëvijza e re mund të rrisë ndjeshëm përdoruesit e Facebook, megjithatë projekti ka hasur në kritika, dyshime e shqetësime të forta sa i përket termave të privatësisë.

Ndërkohë, veç risive, Facebook po kthen kokën pas edhe nga e shkuara. 900 milion përdoruesit do të pyeten në një referendum unik nëse “Timeline” është i preferuari i tyre apo jo.Votimi ka nisur e mund të kryhet në: https://www.facebook.com/fbsitegovernance/app_130362963766777

Top Channel