Ka qenë protagoniste në filma të famshëm si “Mumja”, por Rachel Weisz jo gjithmonë ka pasur besim tek vetja.
Aktorja britanike ka rrëfyer se mungesa e besimit i jep më shumë përqendrim dhe rezultate më të mira në rolet e reja: “Gjithmonë dua të ndihem e pasigurtë kur më jepet një rol i ri. Mendoj se kjo është gjëja më e mirë.”
42-vjeçarja shtoi për revistën ‘C’: “Hollivudi të presionon shumë dhe unë ndikohesha nga puna ime, por kur ke një fëmijë duhet të kthehesh në shtëpi dhe të stakohesh nga karriera.”
Weisz ka një djalë 6-vjeçar me regjisorin David Arronofsky dhe aktualisht është e martuar me aktorin Daniel Craig.
Aktorja ka në postproduksion dy filma me titull ‘To The Wonder’ dhe ‘360’, ndërsa aktualisht po xhiron filmin ‘Oz: The Great and Powerful’.
Top Channel