Princesha saudite lë hotelin pa paguar

02/06/2012 14:50

Njerëzit e pasur janë mësuar të kenë gjithçka dhe të bëjnë shpenzime të mëdha pa u menduar. Por ndonjëherë, pavarësisht kapitaleve financiare, është zakoni ai që fiton epërsi.

Kështu, një princeshë saudite është lokalizuar në Paris teksa tentonte të largohej nga suita e një hoteli prestigjoz pa paguar 6 milionë eurot që detyrohej.

Princesha Maha al Sudaini, bashkëshorte e princit trashëgimtar saudit Nayef ben Abdel Aziz, ka tentuar të lërë hotelin luksoz në pallatin “Shangri La” me 60 shërbëtorët e saj.

Ky rast nuk është preçedenti i parë i saj. Në vitin 2009, shtëpia e modës “Key Largo” e kishte denoncuar princeshën në polici për të marrë 89 mijë eurot që pjesëtarja e familjes mbretërore i detyrohej.

Hoteli ku kishte qëndruar princesha është një lloj parajse, me luksin në maksimum, me pamje drejt kullës Eiffel dhe i bërë posaçërisht për shtresat e larta të shoqërisë. Duke qenë e tillë, kush e di përse princesha ka zgjedhur të arratiset…

Top Channel