Dëshirat për t’i ngjasuar sa më shumë një super-heroi, shpesh hapin telashe të mëdha. Si në rastin e një 35-vjeçari brazilian me profesion Dj dhe banor i Rio de Zhaneiros.

35-vjeçari Paolo Henrique, i njohur si “Mc Marronziho” vendosi që gjatë një shfaqje për një klub nate në Rio të shndërrohej në “Dj Hulk”. Pa u menduar gjatë lyhet i gjithi me bojë jeshile, por duke gabuar rëndë në cilësinë e saj, pasi kishte zgjedhur një bojë mjaft rezistente.

Për t’i ngjasuar Hulk-ut, Paolo kishte hedhur në trupin e tij të njëjtën bojë që përdoret nga marina për të lyer silurët toksikë të nëndetseve luftarake. Telashet për 35-vjeçarin nisin pas përfundimit të performancës e mbërritjes në shtëpi, kur tentoi të hiqte bojën.

Pas larjes së parë, boja ishte po aty. E provoi sërish e sërish për 24 orë me radhë, derisa lëkurës së tij iu rikthye ngjyra origjinale…me pak gjurmë boje.

Top Channel