“Jemi më punëtorët në botë”… thonë grekët

01/06/2012 11:30

Grekët besojnë se punojnë më shumë se në të gjithë vendet e tjera europiane, pavarësisht vështirësive të mëdha ekonomike.

Në një sondazh të bazuar mbi përceptimin e vetë banorëve, të organizuar në tetë shtete të Bashkimin Europian, shtatë prej tyre përzgjodhën gjermanët si vendin më punëtor.

Diferencën e vetme e bënë grekët, të cilët votuan për veten e tyre.

Megjithatë, përceptimi që kanë në vendin helen për Greqinë është krejtësisht i ndryshëm me atë që kanë europianët për grekët, të përzgjedhur nga britanikët, gjermanët, spanjollët, polakët dhe çekët si kombi më dembel i Europës.

E vërteta e sondazhit në fjalë është se të dyja anët e medaljes janë të vërteta.

Një vlerësim i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, tregoi se për shkak të krizës, orët e punës në Greqi janë rritur ndjeshëm.

Aktualisht, grekët janë të vetmit europianë që punojnë më shumë se 2 mijë orë në vit mesatarisht, por njëkohësisht kanë edhe një rezultateve më të këqija përsa i përket produktivitetit për orë pune, çka praktikisht do të thotë se ndonëse në orar pune, grekët kryesisht “shtyjnë kohën” në vend që të punojnë.

Top Channel