Gjuetia e jetës aliene, dështon përpjekja e parë

01/06/2012 19:30

Gjuetia e jetës jashtëtokësore mijëra vite dritë larg, tashmë ka një teknikë akoma më të avancuar…megjithatë përpjekja e parë doli bosh.

Astronomët australianë përdorën arsenalin e mjeteve teknologjike (një investim gjigant) për kapjen dhe dokumentimin e shenjave të jetës inteligjente në sistemin Gliese 581, sistem që shkencëtarët besojnë se ka planete të banueshme.

Pavarësisht dështimit, studiuesit australianë thonë se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të kapur sinjale të jetës aliene.

“Ka me miliona yje, miliona sisteme diellor janë atje lart. Kjo do të thotë se kemi miliarda planete që mbeten për t’u verifikuara, megjithëse pak prej tyre janë në distancën e duhur me yjet përkatëse për të patur mundësinë e jetës, të paktën të jetës së ngjashme me Tokën”, thonë shkencëtarët australianë.

Rezultatet e përpjekjes së parë do të botohen online në revistën “Astronomical Journal”.

Top Channel