Australi, shi delesh mbi autostradë

01/06/2012 17:40

Një kamion që transportonte bagëti në një mbikalim në qytetin e Melbërnit, në Australi, është përmbysur duke bërë që një shi i vërtetë delesh të bjerë në rrugën e poshtme, duke çoroditur trafikun.

Makina të shumta u përplasën pasi u goditën nga delet që u ranë sipër, ndërsa të tjera sepse tentuan të shmangnin goditjen e kafshëve.

Shumë dele mbetën të vrara dhe të tjera të plagosura, por policia në Melbërnit tha se nga njerëzit e përfshirë në aksident nuk ka pasur asnjë viktimë.

Policia deklaron se kamioni po udhëtonte për në qytetin Xhilong, kur papritur ndodhi aksidenti në mbikalimin e autostradës Princess Freeway.

Shkaqet e incidentit janë ende të paqarta. “Kjo është një ngjarje aspak e zakontë”, ka deklaruar një mjek për agjencinë e lajmeve “Associated Press”.

Ndërsa një pasagjer tha për të njëjtën agjenci se: “Në fillim ngritëm kokën dhe pamë që kamioni u përmbys dhe pas pak sekondash pamë një shi të vërtetë delesh”.

Top Channel