Rikthehen kërkuesit e arit në Amerikën Latine

31/05/2012 00:21

Edhe pse duket si një proces që i takonte shekullit të kaluar, në Amerikën Latine ka rifilluar kërkimi i arit nga minatorët artizanalë të joshur nga dyfishimi i çmimeve të mineraleve, shkaktuar kjo edhe nga kriza ekonomike globale.

Kjo të paktën është ajo që  konfirmohet nga BBC-ja në Brazil, duke treguar se në të paktën nëntë vende në rajon, veçanërisht në Peru, ku janë në proces rihapjeje disa nga minierat të c’aktivizuara prej kohësh.

Ajo që vihet re është përhapja e migrimit e në zonat më interesante.

BBC-ja thekson se “vrapimi për arin” është gjithashtu duke tërhequr edhe disa prej organizatave kriminale.

Top Channel