Finalja botërore e shahut në Rusi

30/05/2012 11:45

Në Rusi u mbajt kampionati botëror i shahut të shpejtë, ose ndryshe kampionati që kufizon lojtarët në kohë për t’u menduar për lëvizjet e tyre.

Finalja diskutohet mes shahistit indian, Viswanathan Anand, kampion i kësaj kategori që nga viti 2007 dhe izraelitit Boris Gelfand. Takimi i parë mes tyre përfundoi në barazim 6-6. Nëse edhe takimi i dytë mes tyre përfundon në barazim, atëherë për të përcaktuar fituesin organizatorët do t’i drejtohen rregullit të përcaktuar si “Armagedon”.

Sipas këtij rregulli, gurët e bardhë do të kenë 5 minuta kohë për të fituar, ndërsa të zinjtë vetëm 4 dhe në rast se loja përfundon sërish në barazim, fitues shpallet lojtari që luan me të zinjtë për shkak të “penalizimit me 60 sekonda në kohë”.

Kampioni në indian në fuqi dhe sfidanti izraelit, “luftojnë” jo vetëm për titullin kampion bote, por edhe për cmimin prej 2.5 milion dollarësh që organizatorët rusë kanë hedhur në pjatë.

Top Channel