Zbulohet sekreti i Biblës së Marco Polo

19/05/2012 00:00

Është prej lëkure viçi dhe jo qingji, siç mendohej më parë, materiali me
të cilin janë bërë faqet e së ashtuquajturës “Bibla e Marco Polo”.

Bëhet fjalë për Biblën e çmuar që ka mbërritur në Itali nga Kina dhe që ruhet në Bibliotekën Mjekësore të Firences që prej vitit 1685.

Sekreti i fundit i saj është zbuluar nga një hetim shkencor i papreçedent nga kërkuesit e Universitetit të Milanos, të cilët kanë analizuar proteinat e librit.

Studimi i ekspertëve të Politeknikut është ilustruar gjithashtu me detaje në një artikull të publikuar në revistën “Journal of Proteomics”.

Top Channel