Qeni parashikon fitoren e Bajernit

19/05/2012 00:00

Kohë më parë ishte oktapodi Paul që bëri parashikime për Kupën e Botës të dy viteve më parë në Afrikën e Jugut.

 Por kësaj radhe, një qen i quajtur Sisi parashikon finalen e Champions League që do të zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut mes Bajernit dhe Çelsit. Sisi është gjerman, ashtu si oktapodi Paul dhe parashikimi i tij ia jep kupën skuadrës bavareze.

Pronari i qenit, Verner Valdhuter vendosi para kafshës së tij dy sfera me ushqim, ku ishte shkruar emri i Bajernit dhe emri i Çelsit. Sisi vrapoi dhe zgjodhi atë sferë që ishte me emrin e Bajernit.

Top Channel