Transeksuali pjesëmarrës në “Miss Universe”

18/05/2012 10:45

Një transeksual u ngjit për herë të parë në histori në pasarelën e një konkursi ndërkombëtar të bukurisë femërore, konkretisht në “Miss Universin” që po zhvillohet në Kanada.

23-vjeçarja Jenna Talackova, e lindur si mashkull ishte pjesëmarrëse midis 62 femrave të tjera konkurruese dhe pa një referencë për të shkuarën e saj, do të ngatërrohej shumë thjeshtë me një prej bukurosheve më të hijshme në botë.

Pasi jetoi si mashkull deri në moshën 19-vjeçare, Talackova iu nënshtrua një prej operacioneve më të arrirë ndonjëherë në ndërrimin e seksit.

Parakalimi i 23-vjeçares me rroba banjo ishte momenti më i shumëpritur nga kureshtarët dhe Jenna e kaloi me sukses të plotë edhe këtë provë të fundit të seksualitetit të saj të ri.

Pjesëmarrja e kanadezes në konkurs u vendos në dyshim, pasi organizatorët e përjashtuan në muajin mars.

Megjithatë, ajo u rikthye pas një beteje ligjorë, në të cilat shfrytëzoi rregullat e pjesëmarrjes në Miss Kanadanë, të cilën ajo më parë e fitoi.

Sipas kërkesave, çdo femër me pasaportë kanadeze, në moshat 18-27 vjeç ka të drejtë të regjistrohet në konkurs dhe 23-vjeçarja ligjërisht është femër.

Top Channel