KLSH: Reklamat, dëm 13.6 mln lekë

17/05/2012 19:05

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në auditin e fundit ka vërejtur parregullsi në Ministrinë e Punës , çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta si dhe Ministrine e Turizimit, Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, për mënyren e përdorimit të fondeve për spotet publicitare dhe aktiviteteve të tjera kulturore.

Sipas KLSH-së, dëmi i vërejtur në Ministrinë e Punës është rreth 9.2 milionë lekë. Kjo shumë sipas KLSH  është keqpërdorur për realizimin dhe transmetimin e spotit publicitar për festen e 1 majit dhe është perfituar vetëm nga një kompani private.

Sipas KLSH, shkeljet ligjore në përdorimin e fondit lidhen si me komisonin joprofessional që vlerësonte ofertën, ashtu edhe me mungesen e dokumentacionit të nevojshëm ligjor.

Ndërkohë, në Ministrinë e Turizimit, dëmi, sipas KLSH, lidhet me përdorimin e fondeve për prodhimin dhe transmetimin e spotit që promojnë turizimin e shqiptar. Sipas KLSH-së, pavaresisht se pagesa është kryer, kanë mbetur spote pa u transmetuar. Për këtë shkak, vlera e dëmit të shkaktuar nga Ministria e Turizmit është rreth 4.4 milionë lekë.  

Nisur nga këto dy raste KLSH  sugjeron  përmirësimin e ligjit për prodhimin, blerjen e reklamave apo programave që insitucionet kryejne në media.

Top Channel