Willow Smith eksperimenton me look-un

15/05/2012 21:55

Willow Smith, vajza e aktorit të famshëm Will Smith, ka maninë për të lyer flokët me ngjyra nga më të ndryshmet dhe në moshën 12-vjeçare ka ndërruar look aq herë sa femrat e tjera mbase nuk do e bëjnë në të gjithë jetën e tyre.

Willow ka nisur që herët karrierën e saj si këngëtare dhe njësoj si VIP-at edhe ajo ndiqet nga paparacët kudo që shkon e sa herë që ndryshon modelin e flokëve e gjen veten në faqet e gazetave rozë.

Kësaj radhe, vajza e protagonistit të filmit ‘I Am Legend’, ka lyer flokët me të kuqe dhe shpresojmë që brenda 20 vitesh të mos vërë duart në kokë kur të shohë këtë foto.

Top Channel