Stallone në pikturën e shekullit të 16-të

15/05/2012 00:00

Ka gjithmonë diçka të re për të zbuluar në Qytetin e Vatikanit. Anthony
Zonfrell, 20 vjeç, gjatë një vizite në qytetin e shenjtë bëri një zbulim
kur pa aktorin Sylvester Stallone në një nga kryeveprat e Rafaelos.

Nuk është me të vërtetë Stallone, por personazhi i pikturës ngjan me të vërtetë me personazhet Rocky dhe Rambo të interpretuar nga aktori.

Po të shihen kockat e faqes, zgavrat e syve, hunda dhe flokët, personi në pikturën e Papa Gregorit IX është identik me Sly, që këtë verë do të rikthehet në ekran me “The Expendables 2”.

Megjithatë, nuk është hera e parë që aktorë të ditëve të sotme ngjajnë me personazhe të njohura që i përkasin së kaluarës.

Disa mendojnë se aktori Jack Black dhe Paul Revere, protagonisti i revolucionit amerikan të shekullit të 18-të, janë i njëjti person.

Gjithashtu, një vit më parë dikush zbuloi foton e një ushtari të Luftës Civile, që ngjasonte shumë me aktorin Nicholas Cage.

Në një intervistë për David Letterman, Cage pranoi ngjashmërinë, por theksoi se ai nuk është një udhëtar në kohë që vjen nga shekulli i 19-të. Ndërsa zëdhënësi i Stallone nuk ka bërë asnjë koment.

FOTO GALERI
2/2
Nicholas Cage dhe ushtari i Luftes Civile

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA