Tjetër mashkull akuzon John Travoltan

11/05/2012 08:40

Një tjetër burrë akuzon aktorin John Travolta për ngacmim seksual. Fabian Zanzi, i pari nga akuzuesit që del publikisht, ka deklaruar se aktori hollivudian i ka kërkuar favore seksuale kur punonte në një kroçiere në vitin 2009.

Burri nga Kili ishte përgjegjës për të ftuarit VIP të anijes në atë kohë dhe theksoi për abc.es se Travolta i ofroi 12 mijë dollarë për të bërë seks me të, por ai refuzoi.

“John Travolta më përqafoi dhe më kërkoi t’i bëja një masazh ndërkohë që u zhvesh tërësisht”, deklaroi Zanzi.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër masazhator e akuzoi Travoltan për ngacmim seksual. Akuzuesi pohoi se gjatë një seance masazhi në hotelin Beverly Hills, në Los Angeles, Travolta u zhvesh para tij dhe i preku gjenitalet.

Zëdhënësi i aktorit bëri të ditur nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në E!Neës se aktori nuk ndodhej në Los Angeles kur ka ndodhur incidenti në fjalë dhe në këtë mënyrë “akuza është veç një trillim” dhe akuzuesi po kërkon “famë dhe para” në mënyrë të pistë.

Por, për protagonistin e ‘Pulp Fiction’, ka dhe një masazhator të tretë që e ka akuzuar për ngacmim seksual. Të dy këta përfaqësohen nga i njëjti avokat dhe në dokumentet ligjore amerikane quhen John Doe #1 dhe John Doe #2.

Top Channel