Rihanna ka dalë nga spitali e rigjeneruar dhe në formë të mirë. Këngëtarja ishte e pranishme në premierën e filmit të saj të parë ‘Battleship’ në Los Angeles (SHBA) ku u paraqit me një fustan të gjatë të bardhë.

Përveçse dukej e shëndetshme pas shtrimit në spital ditën e martë, 24-vjeçarja ishte edhe në humor në Nokia Theatre.

“Jam shumë më mirë tani. Bëra disa ditë pushim dhe e kam marrë veten”, u shpreh Rihanna për ‘Acces Hollywood’.

“Isha me grip, por vazhdova të punoja. Kur e pashë që nuk po përmirësohesha vendosa të merrja disa ditë pushim ku pata mundësinë të flija sa duhet. Tani ndihem shkëlqyeshëm”, shtoi Rihanna.

Këngëtarja shpjegoi edhe arsyet se pse ka nisur karrierën si aktore: “Gjithmonë më ka interesuar kinematografia. Nuk e di nësa jam e mirë si aktore, por kjo eksperiencë ka qenë shumë e bukur.”

Top Channel