Denise Richards në superformë

11/05/2012 13:25

Denise Richards është në një formë të shkëlqyer dhe duke u nisur nga fotot është e vështirë të besohet se është 41 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve.

Aktorja pozoi në një pishinë në Malibu duke treguar format e saj që çdo femër do ia kishte zili.

Ish-bashkëshortja e Charlie Sheen është shprehur në intervista të ndryshme se nuk stërvitet në palestër për të arritur rezultate të tilla, por thjesht ka gjene të mira.

Richards është lidhur sërish me Richie Sambora, kitaristin e grupit Bon Jovi, pasi u ndanë në janar. Kjo është lidhja e tretë mes Richards dhe Sambora.

Top Channel