" /> ">

Arbana Osmani, prezantuesja e veshur më bukur e këtij sezoni

11/05/2012 00:00

Arbana Osmani, prezantuesja e njohur e ekranit të madh të Top Channel
është shpallur si prezantuesja e veshur më bukur në këtë sezon
televiziv, në një sondazh dyditor të realizuar nga revista “Anabel”, në
faqen e saj në Facebook.

Pas saj është renditur bukuroshja Amarda Toska dhe njëra prej motrave Vjollca, të njohura të televizionit tonë, Marina.

Partnerja e Alban Dudushit në “E Diell” Xhemi Shehu ka zënë vendin e katërt, e ndjekur nga prezantuesja tjetër e njohur, Alketa Vejsiu.

Ja cilat janë rezultatet e sondazhit:

Arbana Osmani 1,151 vota
Amarda Toska 551 Vota
Marina Vjollca 504 vota
Xhemi Shehu 489 vota
Alketa Vejsiu 305 vota
Ulpiana Lama 261 vota
Albana Osmani 210 vota
Lira Burgija 167 vota
Rudina Magjistari 134 vota
Luana Vjollca 129 vota
Eneda Tarifa 99 vota
Anila Cela 32 vota

Disa prej fotove te Arbanës, në prezantimin e saj në netet e spektaklit të “Big Brother”.

 

 

 

 

 

 

 

Kryeredaktorja e revistës dhe administratorja kryesore e faqes në Facebook, Dalina Buzi thotë se  sondazhi është shumë i besueshëm dhe ndihmon për të kuptuar trendin e preferencave të publikut ndaj prodhimeve dhe personazheve televizive.

“Përveç popullaritetit që gëzon faqja Anabel me mbi 60,000 miq, duhet theksuar që për shkak të përmbajtjes së revistës, e cila ka një përqëndrim të madh tek moda, shumë frekuentues të kësaj faqe janë të ndjeshëm ndaj modës dhe të aftë për të dhënë gjykime të logjikshme mbi konkurrentët. Interesantja në këtë sondazh është fakti që votohet në vend të parë, një personazh që vazhdimisht ka ngjallur debate në lidhje me veshjen e saj. Ka qënë po ky publik që një ose dy vjet më parë në diskutime mbi veshjet e prezantueseve, e ka kritikuar shumë Arbanën dhe këtë radhë e ka vlerësuar, që do të thotë se publiku në përgjithësi nuk është aspak paragjykues, përkundrazi një gjykues shumë i drejtë”, thotë kryeredaktorja Buzi.

Top Channel