Bruce Willis, foto e parë me vajzën e porsalindur

10/05/2012 21:45

Bruce Willis u bë baba për herë të katërt disa javë më parë dhe bashkëshortja e tij Emma Heming publikoi për herë të parë një foto të aktorit me vogëlushen.

Modelja postoi këtë foto në Twitter ku shihet aktori 57-vjeçar hollivudian duke puthur në ballë vajzën e tij gjatë një vizite në Budapest (Hungari).

Emma shkroi në rrjetin social: “Një ditë e bukur në Budapest me dashuritë e jetës sime. Babushi dhe Mabel në një pozë së bashku.”

Bashkëshortja e protagonistit të ‘Die Hard’ lindi vajzën më 1 prill.

Bruce Willis ka edhe tre vajza të tjera nga martesa e mëparshme me aktoren Demi Moore.

Top Channel