Rita Ora tregon format e saj

09/05/2012 17:10

Hiti i saj i fundit, “R.I.P” është ngjitur shumë shpejt në majën e këngëve më të pëlqyera në Britani, duke rikonfirmuar këngëtaren 21-vjecare të lindur në Prishtinë, Rita Ora, pas hitit të saj të parë, një bashkëpunim me DJ Fresh, “Hot Right Now”.

Ngjitja e shkallëve të karrierës, domosdo i rrit edhe famën. Këngëtarja me origjinë shqiptare, gjithnjë e më shumë është në qendër të vëmendjes së fotografëve britanikë që kërkojnë të mbushin faqet e tabloidëve të tyre.

Diku në lindje të qytetit të Londrës, këngtarja 21-vjecare, organizoi ceremoninë e hedhjes në treg të albumit të saj single. Rita u paraqit e veshur me një fustan me ngjyrë të zezë dhe të ngushtë, që i nxirrte në pah format e trupit. 

 

Dhe fotografët nuk humbën rastin, duke “dokumentuar” linjat e 21-vjecares. Nga ana e saj, vetë Rita është shprehur e kënaqur me suksesin e këngës së fundit dhe tha se ndjehej mirë në qendër të vëmendjes.

Top Channel