“Fauda” rikthehet me hakmarrje, sezoni i pestë vjen me mision të ri pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023
Michelle Pfeiffer është shprehur se Johnny Depp ka qenë përherë një nga meshkujt e saj të preferuar.
Aktorja, e cila interpreton së bashku me Depp në filmin më të fundit ‘Dark Shadows’, e bëri këtë rrëfim gjatë emisionit televiziv të gazetares Ellen DeGeneres.
Kur u pyet nëse ka dashur të punonte ndonjëherë me Depp, aktorja u përgjigj: “Kam pasur ndërmend të “punoja” me të, por jo në filma.”
Në atë moment aktori i cili ishte edhe ai i pranishëm në studio për promovimin e filmit tha: “Po nxehet situata këtu.”
‘Dark Shadows’ do të jetë një “remake” i veprës së viteve ’60 dhe Pfeiffer ka qenë gjithashtu një fanse e këti seriali.
Filmi u shfaq për herë të parë në Grauman’s Chinese Theatre të Hollivudit.
Top Channel