Foto e parë e fëmijës së adoptuar të Theron

08/05/2012 16:15

Ky është Jackson, fëmija që Charlize Theron ka adoptuar rreth dy muaj më parë.

Procesi u krye në fshehtësi të plotë dhe lajmi u dha nga një përfaqësues i aktores.

36-vjeçarja ka pranuar se që pas ndarjes nga Stuart Towsend në janar të vitit 2010 pas nëntë vitesh lidhjeje ka pasur vështirësi për të gjetur stabilitet.

Duket se Jackson është ai që ka ndryshuar për mirë jetën e aktores. Në një intervistë para disa ditësh dhënë revistës ‘Vogue’, Theron u shpreh se Jackson “është fëmija më i mirë në botë”.

Top Channel