Cheryl Cole admiron Rihanna-n

08/05/2012 15:20

Cheryl Cole admiron Rihanna-n sepse sipas saj ajo është një yll i vërtetë i muzikës pop.

“Rihanna më pëlqen shumë sepse merr shumë kritika. Një herë kritikohet për veshjen, një herë tjetër për muzikën… Gjithsesi ajo vazhdon rrugën e saj dhe e adhuroj këtë gjë. Është mahnitëse dhe e lirë në ato që bën”, u shpreh këngëtarja britanike në një intervistë për revistën ‘GQ’.

Duke vazhduar në këtë linjë, Cheryl Cole thekson se edhe vetë ajo nuk ia vë shumë veshin kritikave.

“Unë dal me pizhama kur jam afër shtëpisë dhe nuk më intereson se çfarë do të thonë njerëzit”, deklaron këngëtarja.

Top Channel