Tjetër dëshpërim për Demi Moore

07/05/2012 00:00

Vajzat e Demi Moore janë bërë si të huaja për nënën e tyre. Rumer 23
vjeç, Scout 20 dhe Tallulah 18 vjeç kanë ndaluar së komunikuari me
aktoren protagoniste të “Ghost”.

Një burim tha për “MailOnline” se vajzat kanë ndërprerë lidhjet me Demin, ndërsa 49-vjecarja është në vuajtjen e saj për ndarjen me bashkëshortin Ashton Kutcher.

Dy prej vajzave Rumer dhe Tallulah po ashtu janë ndjerë keq për ndarjen e nënës së tyre dhe se u mungon Ashton, i cili si njerk e kreu shumë mirë rolin e tij.

Demi herën e fundit është shfaqur në publik për diplomimin e vajzës Tallulah. Burime pranë familjes thonë se nëna dhe vajzat janë ‘në gjendje lufte” pas një serie përplasjesh me njëra-tjetrën.

Top Channel