Helena Bonham Carter: Përtoj të martohem

07/05/2012 11:35

Helena Bonham Carter dhe Tim Burton kanë një marrëdhënie solide prej shumë vitesh dhe janë prindër të tre fëmijëve, por nuk janë të martuar edhe pse e kanë shprehur shumë herë dashurinë.

Aktorja dhe regjisori madje as nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi dhe arsyeja është se duan të respektojnë hapësirën e partnerit.

“Nuk jemi të martuar sepse jemi shumë dembelë të dy. Unë personalisht e kam me shumë përtesë dasmën”, shprehet aktorja britanike për revistën ‘Interview’.

Helena Bonham Carter ka punuar në 7 filma të regjisorit, midis të cilëve edhe filmi i fundit ‘Dark Shadows’.

“Tim Burton është një gjeni i vërtetë. Nuk mund t’i refuzoj rolet që më ofron vetëm sepse kam fëmijë me të. Do të ishte çmenduri”, shton protagonistja e ‘The King’s Speech’.

Top Channel