Turi i makthit për vajzën e Madonnës

06/05/2012 13:30

Ashtu siç ishte parashikuar, Madonna nuk ka ndërmend t’i japë mundësinë vajzës së saj Lourdes që të realizojë ëndrrën e saj, për të kërcyer në skenën e koncerteve të “Mbretëreshës” së muzikës pop.

Lourdes, babai i së cilës, Carles leon, është një kërcimtar dhe trajner personal, e përkrahte idenë e ngjitjes në skenë të 15-vjeçares.

Megjithatë, Madonna ka vendosur ta dërgojë Lourdes tek garderoba, ku do të kujdeset vetëm për veshjet, pa pasur asnjë rol në shfaqjet e saj.

Një burim pranë Madonnës deklaroi: “Nuk ka asnjë plan që Lourdes të ngjitet në skenë apo të përformojë. Ajo do të kujdeset vetëm për veshjet”.

Një veprim i tillë i këngëtares 53-vjeçare mund të konsiderohet si një ndëshkim për faktin që e bija u fotografua së fundmi duke tymosur një cigare.

Top Channel