Spahiu: Protesta kundër qeverisë

05/05/2012 00:00

Aleanca Kuq e Zi pasditen e së shtunës ka bërë një tubim në qytetin e Peqinit e më pas është ndalur në pallatin e Kulturës “Ferdinand Deda” ku ka zhvilluar mitingun përpara qindra qytetarëve.

Kreu i kësaj lëvizjeje politike, Kreshnik Spahiu, është shprehur se duke filluar nga Peqini askush brenda dhe jashtë këtij qyteti, nuk duhet ta quajë Aleancën parti politike se ajo është më shumë se se një parti politike, është një lëvizje historike mbarëkombëtare e cila mban ngjyrat e flamurit kombëtar, kuq e zi.

Spahiu ka akuzuar qeverinë duke thënë se shqiptarët po jetojnë nën një regjim të korrptuar dhe se papunësia në vend është në shifra rekord dhe se shqiptarët po jetojnë më shumë në emigracion se sa në atdheun e tyre.

“Kemi një nga qeverisjet më të korruptuara në rajo e për këtë arsye kemi papunësi dhe nuk përmbushim standartet e Bashkimit Europian. Kemi një regjim që sjell vetëm mjerim për shqiptarët”, theksoi Spahiu.

Në fund të fjalës së tij, Spahiu ka ftuar qytetarët që ditën e mërkurë të bëhen pjesë e një tubimi masiv në Qytetin Studenti për të rrëzuar qeverinë.

Top Channel