“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë”/ Protestat para Kuvendit, Rama: Akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit
“Maratona e Gruas për Rritjen e Pjesëmarrjes në Vendimmarrje”, një aktivitet i realizuar nga Koalicioni Ad Hoc për Reformën Zgjedhore në gjithë Shqipërinë ka mbërritur edhe në Gjirokastër.
Me qindra qytetarë i janë bashkuar nismës e cila synon të rrisë vëmendjen ndaj pjesëmarrjes së grave në politikë.
Qytetarët kanë shprehur opinionet e tyre se përse duhet të ketë më shumë gra në politikë. Mes sugjerimeve të tyre spikasin qëndrime si: Gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë së Shqipërisë.!!, Gratë e meritojnë të jenë bashkëudhëheqëse të kombit !!! Ndërsa organizatoret thonë se pjesëmarrës dhe nënshkrues kanë qenë edhe burra, madje në një përqindje të konsiderueshme.
Fletët e mbledhura nga të gjitha qytetet, përfshi edhe Gjirokastrën do të bashkohen në Tiranë për t’u bërë pjesë e një libri gjigant i cili do t’u dorëzohet krerëve të partive dhe Kuvendit.
Top Channel