Të premten në mbrëmje në orën 23.00 nis në Top Channel transmetimi premierë i serialit “Borxhiat”, fitues i dy çmimeve Emmy Awards dhe i një sërë çmimeve të tjera.

Ky serial i krijuar nga fituesi i çmimit Oskar Neill Jordan sjell historinë pa doreza të familjes famëkeqe rilindase italiane.

Seriali me nëntë episode trajton ngritjen e familjes Borxhia në majat e kishës katolike romake dhe luftën e tyre për të ruajtur kontrollin mbi pushtetin.

Ndër aktorët fituesi i çmimit Oscar Jeremy Irons, Francoise Arnaud dhe Holiday Granger.

Top Channel