“Fauda” rikthehet me hakmarrje, sezoni i pestë vjen me mision të ri pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023 Top Fest 9 ka mbërritur në fazën gjysmëfinale. Nga mbrëmja e e sotme për tre të premte radhazi në Top Channel do të përzgjidhen 38 këngëtarë nga 160 pjesëmarrësit e festivalit që përgjatë dy muajve prezantuan këngët e tyre.
Përpos gjykimit të bordit artistik çdo mbrëmje dy prej artistëve do të përcaktohen nga publiku nëpërmjet mesazheve telefonike dhe do të kalojnë direkt në natën finale të 3 qershorit.
Por mbrëmjet e fazës gjysmëfinale, prezantuar nga Ledion Liço, Marina dhe Luana Vjollca, përpos performancave të artistëve do të ofrojnë edhe “talk-shoë” me të ftuar. Udhëheqës artistik: Dorian Gjoni. Autor dhe regjisor: Ergys Lubonja.
Top Channel