“Fauda” rikthehet me hakmarrje, sezoni i pestë vjen me mision të ri pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023
Courtney Love ka prezantuar ekspozitën e saj të parë me piktura në “Fred Torres Collaborations” të Nju Jorkut.
Vejusha e vokalistit të grupit Nirvana, Kurt Cobain, solli për publikun piktura ku shfaqet një vajzë bjonde paksa e vuajtur.
Në një komunikatë për mediat, galeria sqaroi: “Pikturat paraqesin histerinë romantike. Femrat shpesh shkatërrohen nga romancat e tyre.”
Mendohet se vetë Courtney është subjekti i veprave, por 47-vjeçarja nuk e pranon këtë.
Kur u pyet nëse vajza në piktura ishte vetë ajo, Courtney u përgjigj: “Ndonjëherë po dhe ndonjëherë jo. Shpresoj që nëse ajo vajzë vjen në këtë ekspozitë mos ta njohë veten sepse janë piktura paksa të dhunshme.”
Top Channel