Bar Rafaeli, nudo për reklamën e re

03/05/2012 16:10

Të shohësh një top-modele që pozon nudo për disa foto artistike nuk është diçka e pazakontë, por kur këto foto shërbejnë për promovimin e një linje të re të brendshmesh të lind një pyetje: A nuk do ishte më mirë që modelja t’i vishte ato që reklamon?

Por, mbase Bar Rafaeli ka menduar se do të tërhiqte më shumë vëmendje nëso do të shfaqej para publikut krejtësisht e zhveshur.

Të brendshmet janë dizenjuar nga vetë modelja izraelite, e cila është shprehur: “Janë të thjeshta, të rehatshme dhe cilësore. Këto janë gjërat më të rëndësishme që unë kërkoj nga të brendshmet.”

Bar Rafaeli ndjek kështu hapat e modeleve të tjera Gisele Bundchen dhe Elle Macpherson, të cilat pas karrierës së gjatë duke promovuar të brendshme të firmave të ndryshme nxorrën në treg linjën personale.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA