Kate Upton censurohet nga Youtube

02/05/2012 09:50

Një video e topmodeles Kate Upton është censuruar nga Youtube pasi në të vajza nga Michigan (SHBA) kërcen në ritmet hip-hop me një palë bikini shumë të vogla.

Gjatë një seti fotografik me fotoreporterin e modës Terry Richardson, 19-vjeçarja gjeti kohë për disa lëvizje shumë të nxehta.

Kate Upton është e njohur si vajza-kopertinë e revistës ‘Sports Illustrated’.

Vitin e kaluar modelja ka bërë të njëjtat lëvizje gjatë një ndeshjeje basketbolli në Los Angeles në shkallët e pallatit të sportit, por atëherë ishte e veshur.

Top Channel