Në raportin prej 390 faqesh të Foreign Office-it, Shqipëria dhe Kosova nuk përfshihen në vendet shqetësuese për të cilat janë bërë edhe studime të vecanta në të.

Por e vecanta e këtij raporti sic thekson edhe shefi i diplomacise britanike Uilliam Hejg, për herë të parë, ne do të marrim vendime në cdo tre muaj për raportim sistematik për vendet që nuk përfshihen në raportin e 2011.

Duke shkruar për Shqipërinë raporti i Foreing Office-it për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë thekson se puna jonë është e foksuar tek transparenca, demokracia dhe drejtësia. Ne dërguam gjashtë ekipe monitorimi në mbështetje të OSBE-së për zgjedhjet lokale.

Komenti për këto zgjedhje përfundon me këtë konstatim, ndërkohë që shkruhet se aktualisht jemi duke punuar me OSBE dhe Parlamentin shqiptar për reformën zgjedhore. Kemi financuar edhe një projekt të nivelit të lartë këshillimi dhe trjanimi i cili po punon nga afër me gjyqtarët për të përmirësuar eficencën dhe transparencën e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë.

Sipas raportit Britania ka nxitur palët për një marrëveshje per impasin e gjatë politik mes qeverisë dhe opozitës, dhe jemi duke financuar punën e Fondacionit Uestminster për Demokracinë për të përmirësuar rregullat e procedures parlmentare.

Ky raport në faqet për Kosovën shprehimisht thotë se Kosova shënoi progres në axhendën e të Drejtave të Njeriut gjatë 2011. Zgjedhja e Atifete Jahjagës si presidente ka përmirësuar pozitën e gruas në politikë.

Britania mbetet donatori më i madh bilateral në Kosovë që mbështet rikthimin e të shpërngulurve dhe refugjatëve me qëllim që të gjitha komunitetet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën kryesore për të jetuar në vendin e origjinës. “Ne”, nënvizohet në raport, “kemi financuar rikthimin, dhe asistencën e rintegrimit si dhe përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet e pronësisë që lidhen me konfliktin e 1999-ës”.

Me interes është edhe qëndrimi britanik për zgjerimin  e BE-së. Qeveria britanike thuhet në raportin vjetor të Foreing Office-it, mbështet fuqishëm zgjerimin e BE-së dhe është e angazhuar në mbështetjen e anëtarësisë për cdo vend Evropian që përmbush kriteret. Ne inkurajojmë BE për të konkluduar negociatat e anëtarësimit vetëm kur të jemi të bindur se një vend kandidat përmbush obligimet e anëtarësimit në fushën politike, ekonomike dhe ligjore.

Këto obligime përfshijnë edhe mbrotjen e të Drejtave të Njeriut, thuhet në raportin vjetor të Ministrisë së Jashtme britanike për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë botuar në Londër.

Top Channel