" /> ">

Për shumëkënd “Fyma e Re demokratike” është një emër jo shumë modern.
Por, partia e re duket se ka punuar mirë në avancë me të rinjtë.

Në takimin e parë të kësaj partie, të rinjtë mbizotëruan në një sallë të tejmbushur. Organizatorët u zunë  disi në befasi nga kjo dyndje, ndonëse takimi u përcoll jashtë godinës edhe me altoparlantë. Në grupin nismëtar gjenden, pa surprizë, emra të tillë si Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Sali Shehu, Saimir Shehri, etj. Kurse në takim ishte edhe Besnik Mustafaj, që është ende anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Si kryetar i këtij grupi nismëtar, deputeti Gazmend Oketa shpjegoi ideologjinë e partisë së re.

“Profili ideologjik i Frymës së Re Demokratike do të jetë qendra e djathtë, mishëruese e idealeve liberale, me qëllimin e lartë krijimin e kushteve të munguara ose të deformuara në këto 20 vjet të tranzicionit shqiptar, për lulëzimin e personalitetit të individit, mbi bazën e parimeve respektimit të ligjit, konkurrencës së ndershme dhe të solidaritetit njerëzor”, tha Oketa.

Pas takimit, një pjesë e të pranishmëve nuk humbën kohë për t’u anëtarësuar. Të tërë duket se ndajnë të njëjtin motivim, duke shprehur mendimin se kjo alternativë do të sjellë dicka pozitive në të ardhmen politike të vendit.

Veprimtaria e grupit nismëtar të Frymës së Re Demokratike do të përfundojë me Kuvendin Themelues të Partisë, në vjeshtë. Programi afatgjatë dhe ai elektoral do të miratohen në këtë Kongres. Kurse pyetjes së një përfshirje të mundshme të Presidentit Topi në partinë e re, Gazmend Oketa nuk i dha një përgjigje të prerë.

Top Channel