Knightley: Do doja të besoja tek Zoti

30/04/2012 13:00

Keira Knightley do të donte të besonte në Zot në mënyrë që mëkatet e saj të faleshin.

Aktorja britanike u shpreh për ‘The Sun’: “Do të doja të isha një katolike e devotshme sepse atëherë do t’i lutesha Zotit të më falte dhe mëkatet e mia do laheshin.”

“Është më mirë se sa të jetosh me barrën në ndërgjegje. Nëse nuk do të isha ateiste do të shpëtoja nga mëkatet shumë lehtë”, shton protagonistja e ‘A Dangerous Method’.

“Kur beson në Zot kërkon falje për gabimet e tua dhe je e falur”, deklaroi Knightley.

Top Channel