Johansson: Njerëzit janë të paedukatë

30/04/2012 11:50

Scarlett Johansson është e habitur me faktin se njërëzit janë krejtësisht të paedukatë.

Aktorja 27-vjeçare, e cila ka qenë e martuar me aktorin Ryan Reynolds, thekson se ka raste kur fotografët i afrohen dhe i bëjnë foto kur ajo është në një darkë ose duke shijuar një moment në privatësi.

“Habitem gjithmonë se si njerëzit mund të jenë kaq paedukatë. Je duke ngrënë në qetësi dhe të vjen dikush dhe të bën foto. Unë kurrë nuk do i bëja një foto dikujt pa e pyetur më parë”, deklaron Johansson për ‘New Review’.

Më pas, aktorja foli për rolet që i pëlqejnë më shumë të interpretojë: “Më pëlqen kur më ofrojnë role femrash me karakter të fortë dhe jo ato seksi.”

Para disa javësh Scarlett Johansson më në fund foli edhe për marrëdhënien e saj me aktorin 24 vjet më të madh se ajo Sean Penn vitin e kaluar.
 
Ajo u shpreh se kishte qenë në një lidhje me Sean Pen për një kohë të gjatë, por nuk dinte ende se si ta quante këtë marrëdhënie. “Ai është një person i veçantë”, rrëfeu Scarlett.

Top Channel