Grandiola: Nuk më pëlqen loja e Liamit

29/04/2012 13:25

Grandiola, banorja e larguar të shtunën në mbrëmje gjatë spektaklit të Big Borther, u shpreh se loja që bën Liami nuk i pëlqen aspak.

“Mua nuk më pëlqen loja e Liamit brenda shtëpisë. Ai organizon të tjerët dhe nuk përballet vetë në konflikte. Por, duhet të them që nga jashtë Liami më pëlqente për shakatë që bënte”, theksoi Grandiola e ftuar në emisionin ‘Fan Club’.

Mbi arsyet e largimit nga loja, ajo shpjegoi: “Më thanë pse nuk u hapa më shumë. Kjo ndodhi ndoshta nga fakti se hyra me vonesë dhe ishte e vështirë të kuptoheshin banorët e shtëpisë. Unë isha më e mbyllur dhe nuk merrja pjesë shumë në debate sepse nuk më dukeshin të rëndësishme zënkat për cigare, por kur hapeshin tema të ndryshme unë gjithmonë kam marrë pjesë, gjithmonë kam folur pa bërtitur.”

Në lidhje me banorët që ishte më shumë e lidhur në shtëpinë e Big Brother ajo nënvizoi se Edgari, Ermali dhe Graciano kanë qenë të preferuarit e saj.

Në fund, Grandiola vlerësoi edhe lojën e Françeskës: “Është femra që pëlqehet më shumë mes banorëve në shtëpi. Për moshën që ka është shumë e pjekur.”

Top Channel