Mick Jagger dhe Keith Richards, bashkë në fillore

27/04/2012 16:15

Të veshur me pantallona të shkurtra, këmishë e kravatë të futur në trikon e veshur përsipër, qendrimi drejt e me shikim nga objektivi. Kjo është fotoja që po qarkullon në internet, revista e gazeta, ku tregohen në vegjëli dy ndër rockstar-ët më të mëdhenj në historinë e muzikës rock.

Fotoja i përket 9 janarit të vitit 1951, 61 vite më parë dhe ndoshta është shkrepja e parë e aparatit që bën bashkë dy fëmijët, që me kalimin e viteve do të shndërroheshin në ikona të muzikës botërore me miliona fansa.

Është një fragment nga jeta shkollore e Jagger dhe Keith Richards në Wentworth Primary School në Dartford në Angli.

I treti në radhën e parë në të majtë të fotos është Mick Jagger, i treti
në të djathtë, në radhën e dytë, me veshë të mëdhenj dhe flokë të zinj,
është Keith Richards. 

Sivjet mbushen plot 50 vite nga formimi i “The Rolling Stones” dhe ka qenë vetë shkolla ajo që ka vendosur që me këtë rast të publikojë foton e dy rockstar-ëve kur ata ishin vetëm 7 vjeç.

Në dokumentet e bëra publike janë edhe ditëlindjet e dy miqve-armiq ( për shkak të zënkave dhe pajtimeve të shpeshta që kanë patur në karrierën e tyre të përbashkët muzikore), Mick i lindur më 26 korrik 1943 dhe Keith i lindur më 18 dhjetor po në atë vit.

“The Rolling Stones” u formua në prillin e vitit 1962 nga Brian Jones, kitarist, Ian Stewart, piano, Mick Jagger, vokalist dhe Keith Richards kitarist/vokalist dhe në bateri Bill Wyman. Koncerti i parë i bandës u mbajt më 12 qershor në Londër dhe shënoi hapin e parë drejt suksesit dhe famës botërore.Mick Jagger dhe Keith Richards 61 vite nga fotoja e tyre e parë

Top Channel