Drew Barrymore pret vajzë

27/04/2012 15:15

Një nga ato burimet e afërta që kurrë nuk identifikohen për mediat rozë ka konfirmuar për revistën ‘Life & Style’ se fëmija që pret aktorja Drew Barrymore do të jetë vajzë.

“Është shumë e lumtur sepse gjithmonë ka dashur të kishte një fëmijë”, shprehet burimi.

Gjithashtu “miku i afërt” shton se Barrymore po kërkon fustanin e nuses sepse dëshiron të martohet me të fejuarin Will Kopelman sa më shpejt të jetë e mundur, para se të lindë vajzën.

“Arsyeja e nxitimit nuk është vetëm shtatzania, por ajo është marrëzisht e dashuruar me Will dhe kërkon që të matohet para se të lindë”, përfundon personi anonim.

Top Channel