Katherine Heigl adopton tjetër vajzë

26/04/2012 17:00

Katherine Heigl duket se e ka shumë për zemër adoptimin sepse ka bindur bashkëshortin e saj Josh Kelley për të adoptuar një tjetër vajzë.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i aktores për revistën ‘US Weekly’. Për momentin nuk dihet se kush është vendi i origjinës së vajzës së dytë të adoptuar.

Protagonistja e filmit ‘The Ugly Truth’ ka adoptuar në Korenë e Jugut në vitin 2009 një vajzë që tashmë është në moshën 4-vjeçare. Vetë aktorja ka një motër të adoptuar koreano-jugore dhe është shprehur në një intervistë në muajin shkurt për revistën ‘’Scholastic Parent & Child’ se dëshiron që familja e saj t’i ngjajë asaj ku ajo është rritur vetë.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme të kem fëmijët e mi biologjikë. Bashkëshorti im nuk e ka pëlqyer në fillim idenë e adoptimit, por më vonë e pranoi dhe është treguar shumë i sjellshëm dhe i respektueshëm me mua”, deklaronte Heigl.

Gjithashtu aktorja zbuloi para disa ditësh për ‘Bild am Sonntag’ se vajza e parë e adoptuar fillimisht nuk e donte: “Nuk më donte afër dhe për këtë ndihesha shumë keq. Më e keqja ishte se ajo u afrua më shumë me bashkëshortin tim dhe unë mendova se jam një nënë e keqe. Nuk isha xheloze, por kisha zili faktin se ai dinte të sillej me të, ndërsa unë gjithmonë gaboja diku. Fillova të bëja çdo gjë që ta bëja për vete, por kuptova që po e përkeqësoja situatën më shumë.”Por gjithçka u përmirësua kur Heigl
vendosi të ulte ritmin e punës dhe me kalimin e kohës të krijonte një
lidhje më të fortë me vajzën 4-vjeçare.

Top Channel