Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Rihanna është mësuar të hapë polemikë pothuajse çdo herë që fotografohet në publik, sidomos kur është duke festuar.
Në “episodin” e fundit, këngëtarja nga Barbados ka publikuar një foto të sajën në Instagram ku dallohet një pluhur i bardhë që shumë persona e kanë komentuar si kokainë.
24-vjeçarja ka hipur në shpatullat e njërës prej truprojeve të saj dhe në kokën e tij ka vënë pluhurin e bardhë dhe ka pasur shumë komente kritike ndaj saj sepse përdoruesit kanë theksuar se një sjellje e tillë e saj është e pahijshme dhe jep një shembull të keq.
Rihanna është në vendin e tetë mes 100 personave më me ndikim në botë sipas revistës ‘Time’, por ajo gjithmonë është shprehur se është vetëm një vajzë e re që shijon jetën dhe nuk është modeli i askujt.
Top Channel