Anne Hathaway si “Catwoman”

18/04/2012 11:40

Jemi mësuar që të shohim Anne Hathaway në role romantike, por regjizori Christopher Nolan i ka dhënë mundësinë aktores që të heqë etiketën e “vajzës së mirë” duke interpretuar “Catwoman” (Gruan Mace) në filmin më të ri të Batman.

Aktorja amerikane ka realizuar një set fotografik me kostumin e zi ku duket në formë të shkëlqyer.

‘Batman, The Dark Knight Rises’ që do të shfaqet në korrik të këtij viti në kinematë botërore mendohet se është realizuar me një buxhet prej 250 milionë dollarësh dhe do të jetë filmi i fundit i trilogjisë së Christopher Nolan që ka filluar në vitin 2005 me ‘Batman Begins’.

Gjashtë vite më pas Batman po ndiqet nga ligji dhe përballet me Bane, “i keqi” që interpretohet nga Tom Hardy dhe që përpiqet të shkatërrojë qytetin e Gotham, por Catwoman do të jetë aleatja e superheroit në këtë luftë. Anne Hathaway është shprehur se Catwoman-i i saj nuk do të ketë aspak lidhje me atë të Michelle Pfeiffer apo Halle Berry.

Aktorja amerikane do të interpretojë përkrah aktorëve të njohur si Christian Bale, Michael Cane, Morgan Freeman, Tom Hardy etj.

FOTO GALERI
4/4
Julie Newmar në rolin e Catwoman në vitin 1960

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA