Rihanna zhvishet në Hauai

17/04/2012 15:25

Rihanna ka vendosur të publikojë në profilin e saj në Facebook fotot e pushimeve që kaloi në Hauai në muajin janar.

Poshtë një ujëvare këngëtarja nga Barbados pozon gjysmë e zhveshur, ndërsa në foto të tjera pozon me bikini të bardha duke marrë rreze dielli.

24-vjeçarja thekson se për momentin është beqare edhe pse ka shumë zëra që e lidhin me reperin Drake apo me aktorin Ashton Kutcher. Kur u pyet nëse ishte bezdisës fakti që mediat merreshin me jetën e saj personale ajo u shpreh:

“Është shumë bezdisës ky fakt, por bëhen bezdisëse dhe pyetjet që më bëni ju gazetarët për këtë.”

Gazetarja duke mbrojtur pyetjen e saj shtoi: “Epo, ju jeni personazh i famshëm dhe njerëzit janë të interesuar për ty.”

Rihanna u përgjigj: “E vërtetë, njerëzit janë të interesuar për shumë gjëra që nuk kanë rëndësi ose që nuk janë punë e tyre.”

FOTO GALERI
2/5

Top Channel