Heidi Klum ka pozuar nudo duke treguar se vazhdon të jetë një supermodele edhe pse në moshën 38-vjeçare dhe me katër fëmijë.

Ajo u shpreh për revistën ‘Allure’ se është një femër natyrale e cila nuk i është nënshtruar kurrë asnjë operacioni plastik: “Jam krenare që në moshën time jam në këtë formë pa asnjë ndërhyrje. Operacionet plastike nuk më duken diçka e bukur sidomos kur i shoh tek vajzat e reja. Nuk e di se çfarë do të bëjnë në moshën 50-vjeçare këto vajza.”

Heidi foli edhe për divorcin nga këngëtari Seal: “Ndonjëherë jeta të rezervon të papritura dhe ti duhet të përballesh me to. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të kisha familjen perfekte me shumë fëmijë dhe me një obor të bukur. Por, ëndrrat nuk bëhen gjithmonë realitet.”

Gjithsesi, modelja nuk pendohet për vendimet e marra në jetën e saj: “Nuk pendohem për asgjë. Thjesht ndodhin gjëra që nuk duam të ndodhin.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel